Lajme Shqip Friday, 21 June 2013 11:12

Kënga e re e reperit Unikkatil ka ngjallur reagime të shumëta jo vetëm ndaj fansave të tij, por edhe në vet komunitetin e këngëtarëve.

Fillimisht ishte Noizy ai që e komentoi këngën e liderit të grupit TBA.

“17 këngë single për 1 vit, plus 22 këngë të albumit =39. Më mirë kshu apo 1 kong 1 herë në shekull aaahahahahha”, kishte shkruar Noizy i OTR në Facebook.

Mirëpo ai është përballur me reagimin e menjëherëshëm të “Zogut”, këngëtares së njohur Tuna.

Këngëtarja ka shkruar në Tëitter:

“Ma mirë 1 kangë n’shekull – mega hit, sesa 50 kangë n’vit dështim pumplex”.

E Noizy ka reaguar sërish në një mënyrë të vrazdhë duke shkruar në FB: “Pse më duket shum ka** kjo mu”.

Noizy i përket grupit OTR, kurse Unikkatil, është lider i TBA. Ata njihen edhe për “dissat” që shpeshëherë ia kanë dedikuar njëri tjetrit.