Lajme Shqip Thursday, 20 June 2013 20:24

Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna, e cila kishte ngjallur shumë reagime me videoklipin e saj ku shfaqej duke rrahur “zogun”, tashmë ka filluar ta identifikojë vetën me këtë emërtim.

Kujtojmë madje se Tuna, përshëndetjen e saj gjatë mbrëmjes së “Videofestit” e kishte bërë nën prezantimin “unë Zogu”.

“Pershendetje nga une Zogu”, tha Tuna ne Videofest mbajtur në fillim te këtij muaji.

E për ta vulosur atribuimin ndaj emrit “zog” për veten, Tuna e bën këtë me këngën e fundit të publikuar bashkë me videoklip. Kënga e cila titullohet “Fenix” është realizuar në bashkëpunim me Cozman. Për këtë të fundit, këngëtarja kishte shkruar në një fotografi: “Një moment relaksi i të dielës me shpirtin tim binjak”.

Dhe pikërisht me shpirtin binjak, Tuna sjell skena të nxehta në klipin e këngës “Fenix”, ku ajo thotë se “është zogu ma i mirë prej krejtve”. Kështu është edhe vet titulli i këngës. Nëse rikujtojmë historinë e Feniksit, duket se Tuna ka zgjedhur zogun më të lashtë dhe me historinë më të madhe t’a identifikojë veten.