|
|
e Premte, 16 Mars 2012 11:31 Marrëdhënia e çiftit të famshëm ka tërhequr vëmendjen e mijëra njerëzve simpatizantë të tyre, por duket se kjo vëmëndje ndaj tyre, veçanërisht nga media e ka lodhur futbollistin e Barcelonës, Pique dhe karamelkën kolumbiane, Shakirën.
Dashurinë që çifti me aq pompozitet e ka manifestuar në fillimet e tyre, duket se tashmë ka filluar t’u venitet.
Pique ka filluar ta ndjejë shumë presionin e vëmendjes ndaj karrierës së tij dhe jetës së tij personale, gjë e cila ka filluar ta shqetësojë.
Sipas burimeve të portalit spanjoll Vanitatis, të afërm të çiftit janë shprehur se Piquesë i ka ardhur në majë të hundës me vëmëndjen e medias ndaj tyre dhe nga ana tjetër me kërkesat e të dashurës së tij, superyllit kolumbian Shakira.
Edhe pse Gerard Pique dhe Shakira çdo çast janë në qëndër të vëmendjes së tabloidëve spanjollë, ai nuk e ka mohuar se janë ekspozuar më shumë se ç’duhet.
Twitteri është dëshmitari i të gjitha bëmave të tyre, si në shtëpi apo edhe në koncerte të ndryshme. Por do të jetë koha që do të vërtetojë nëse këto janë vetëm thashetheme apo jo. (LajmeShqip.com)
