Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 12:30

Njё rast tjetёr i çuditshёm raportohet nё Angli. Ai ёshtё djaloshi 3-vjeçar qё nuk ndien dhimbje.

Ai ka kafshuar deri nё gjysёm gjuhёn e tij dhe nuk ka ndjerё dhimbje!

Ai ja ka nxirё njёrin sy vetes dhe ka shkulur thoin e kёmbёs pa ndjerё asnjё dhimbje!

Ky ёshtё rasti i Josh Hodgkiss 3-vjeçar i cili e lёndon veten tij mё shumё seç duhet, pёr shkak se nuk ndjen dhembje. Ai ka lindur me njё çrregullim gjenetik qё quhet sindroma Smith-Magenis. Ai pёrveç mungesёs sё dhimbjes, ka dhe njё mungesё totale tё konceptit tё frikёs dhe rrezikut, ku shpesh herё bёhet agresiv me anёtarёt e familjes.

Pёr t’i siguruar atij njё ambjent argёtimi dhe fjetje ku tё mos vritet, atij i ёshtё bёrё njё dhomё me krevat dhe objekte rrethuese prej komardareje.

Nёna e tij 25-vjeçare Stephanie kujton se njёherё ai i kishte thyer hundёn duke e goditur me kokё dhe motrёs sё tij tё vogёl i shkul flokёt dhe e godet me grushta.

Kjo sindromё prek njerёzit 1 nё 25 mijё.

Mё lart ndodhen fotografitё e tij; njёra me prindёrit, tjetra me babain pasi e kishte nxirё veten e tij me grushta dhe fotografia tjetёr nё dhomёn e tij prej komardareje.