|
|
e Premte, 13 Korrik 2012 11:32 Tom Cruise i ka shpallur luftë tabloidëve amerikanë. Avokati i aktorit, Bert Fields, ka dërguar një letër në ‘National Enquirer’ duke kërcënuar me një çështje ligjore për historinë e kopertinës që gazeta britanike i ka dedikuar divorcit të Cruise-Holmes me titull ‘Brenda shtëpisë së horrorëve të Tomit’.
Në këtë artikull thuhej se ylli është një përbindësh që ka abuzuar me gruan e tij dhe se vajza Suri është detyruar të flejë në një dhomë të vogël pa dritare për 5 muaj.
Në letrën e dërguar më 11 Korrik dhe e publikaur në ‘The Hollywood Reporter’ avokati i Cruise e quan të turpshëm lajmin e raportuar nga gazeta, lajm i cili do të shkaktojë dëmtim të imazhit personal dhe profesional të aktorit për qindra e miliona dollarë.
“Zoti Cruise nuk është një përbindësh, është një baba i dashur, një aktor që punon shumë dhe mbi të gjitha një njeri i mirë dhe i ndershëm. Shtëpia e tij në Telluride, ashtu si ajo në Beverly Hills, është mikpritëse dhe e dashur. Suri nuk është detyruar të flejë në një dhomë pa dritare. Vajza flinte në një dhomë për fëmijë, ngjitur me dhomën e Tom dhe Katiet, dhe sigurisht që kishte edhe një dritare,” ka thënë avokati i aktorit në deklaratën e tij.
Kjo nuk është hera e parë që ‘National Enquirer’ përflitet për shkrimet e saja ekstreme; i fundit është kur publikoi këngëtaren Whitney Houston në arkivol ditën e varrimit.
