Lajme Shqip Friday, 31 July 2015 10:14

Tom Cruise ka konfirmuar se “Mission Impossible 6” sapo ka nisur punimet.

Protagonisti i “Edge of Tomorrow”, momentalesh është duke promovuar “Mission Impossible – Rouge Nation”, por gjatë një interviste të dhënë për “The Daily Show” ai ka zbuluar se filmi i ardhshëm është konfirmuar.

“Ne kemi nisur të punojmë për të. Muajt e ardhshëm nisim xhirimet”, – ka thënë aktori ikonë i filmit të famshëm “Mision i Pamundur”.