Lajme Shqip Wednesday, 03 April 2013 12:03

Aktori Tom Cruise ka zbuluar se ai do të dëshironte ta bënte një udhëtim në hapësirë. Ylli i Hollywoodit ka thënë se ai do të mund të shpenzonte rreth 130 mijë funte për të udhëtuar në hapësirë madje Tom ka edhe një dëshirë tjetër. Të takojë një jashtëtokësor.

Derisa ka promovuar filmin e ri “Oblivion”, Tom ka folur për dëshirën e “çmendur”.

“Gjithmonë kam pasur dëshirën të njihem me diçka që është jashtë nesh. Pse jo edhe me ndonjë planet tjetër. Do më pëlqente të udhëtoja edhe në planete tjera”, ka thënë aktori.