Lajme Shqip Monday, 27 June 2011 14:41

Përpara katër ditësh lajmi se Lindsay Lohan kishte dalë pozitive ndaj testit të alkoolit, kaloi ethshëm nëpër të gjithë mediat që nuk la gjë pa e akuzuar, madje duke e akuzuar se kishte pirë birrë dhe verë.

Në fakt janë gabuar të gjithë, të paktën duke u nisur nga deklarata që ajo vetë ka bërë. Lindsay i ka rrëfyer miqve të saj se kishte pirë pak nga çaji Kombucha. Ky çaj ka përmbajtje 0.05% alkool dhe me siguri duhet të ketë pirë ‘jo pak’ por vërtetë shumë!

Por gjithë këto justifikime të sajat nuk kanë patur rëndësi. Dje pasdite gjyqtari ka vendosur se tani e tutje Lindsay nuk ka për të organizuar më asnjë festë në shtëpinë e saj dhe se nuk mund të ftoj në shtëpinë e saj më shumë se një njeri në të njëjtën kohë. Shpresojmë që arrestimi i saj të mos ndërpritet më nga seanca gjyqësore të pakëndshme. (Lajmeshqip.com)