|
|
e Enjëte, 21 Qershor 2012 13:00
T’i hedhësh një vështrim kanaleve televizive në hotel është diçka aspak higjenike, pasi në telekomandat e hotelit kolonizojnë bakteriet shumë më shumë se sa në tualetin e hotelit.
Objekte të tjera me rrezik për mysafirët e hoteleve ndezëzet (çelësat) e dritave pranë krevatit. Për këtë është bërë një studim nga Shoqëria Amerikane e Mikrobiologjisë në SHBA e cila mbajti kohët e fundit një konferencë në San Francisco.
Ndër objektet që janë me më shumë bakterie janë mjetet që përdor stafi, copa dhe sfungjerë që çojnë në përhapjen e agjentëve nga një vend në tjetrin. Nga ky studim i bërë rezultoi se tualeti dhe krevatet janë më të dezinfektuara se çdo gjë tjetër brenda një hoteli.
Gjithashtu studimi tregoi se bakteriet janë më pjellore në vende të papritura si në tastierën e PC-së, në sportele në mbajtëset në metro dhe autobus dhe në pajisje që preken shpesh si iPad që vështirë të pastrohen dhe të dezinfektohen herë pa here.