Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 21:28

Pavarësisht se disa oferta janë më shumë se joshëse, ka ende disa yje të Hollivudit të cilat nuk duan të zhvishen për revistën “Playboy”.

Edhe për shuma të mëdha të parave, pasi ato duan që trupin e tyre ta ruajnë vetëm për të dashurit e tyre.

Këngëtarja amerikane Katy Perry u rrit në një familje priftërore, kurse edukimi i saj i rreptë bëri që këngëtarja të refuzojë një ofertë për të pozuar për revistën “Playboy”, shkruan “Zëri”.

Perry shpjegoi se ajo nuk sheh asgjë të keqe në kostumet provokuese, me të cilat paraqitet në skenë, por për t’u fotografuar për “Playboy”, nuk dëshiron të tejkalojë kufirin e mirësjelljes.

Edhe aktorja Jennifer Aniston u regjistrua në listën e atyre që refuzuan të fotografohen për “Playboy”.

Ofertën për t’u gjetur në kopertinë Jennifer e kishte marrë në vitin 2009, pasi që kishte pozuar “topless” për kopertinën e revistës “GQ”, ku në vete mbante vetëm një kravatë.

Pastaj ajo mori ofertën prej katër milionë dollarësh, për të zbuluar trupin e saj në revistën “Playboy”, por aktorja e refuzoi, duke sqaruar se revista “GQ” është art, ndërsa “Playboy” seks i pastër.

Edhe modelja Kate Upton nuk beson se paraqitja e saj në “Playboy” sjell përfitime në karrierë.

Edhe pse kjo amerikane mahnitëse u promovua si një model bikini, fotografimi lakuriq nuk paraqet ndonjë sfidë për të.

Supermodelja Heidi Klum kishte vendosur dy kushte kur mori ofertën të pozojë për “Playboy”.

Së pari, të fotografohet nga femrat dhe që fotot të jenë bardhë e zi. Pasi “Playboy” nuk përmbushi kërkesat e saj, Heidi vendosi të refuzojë ofertën, edhe pse ishin në pyetje një milion dollarë.

Edhe pse fotoja e Jessica Alba ka qenë në kopertinën e “Playboy”, aktorja e bukur në fakt kurrë nuk ka pozuar për revistën për meshkuj.

Në vitin 2006, Jessica u votua si ylli i ri më seksi nga lexuesit e “Playboy”, prandaj kjo ishte arsyeja pse fotoja e saj në bikini përfundoi në faqen e parë.