Lajme Shqip Monday, 29 April 2013 11:56

Përkundër faktit se Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus kanë qenë në qendër të thashethemeve kohëve të fundit, për ndarjen e mundshme të tyre, Cyrus ka bërë të ditur se kjo nuk është e vërtetë dhe se lidhja e tyre po shkon shumë mirë.

Derisa ka pozuar për kopertinën e revistës “Elle” që  publikohet në qershor, 20 vjeçarja ka dhënë një intervistë, ku edhe pse ka nguruar të flasë shumë për jetën private, megjithatë ka thënë se ajo dhe Liam janë më të afërt me njëri tjetrin, si asnjëherë më parë.

“Ne kemi një shtëpi të përbashkët. Ne mbajmë qen. Ne kemi unazat tona që i mbajmë në gisht dhe jemi shumë të përkushtuar ndaj njëri tjetrin. Mirëpo jemi të vendosur të mos flasim edhe aq shumë për jetën tonë private”, ka thënë Miley.