Lajme Shqip Monday, 08 April 2013 11:08

Derisa bota po përballet me ankthin e tensioneve ndërmjet Koresë së Veriut, asaj të Jugut dhe Uashingtonit, në Saturday Night Live, lideri komunist, Kim Jon Un, “është shfaqur” në mënyrë tejet interesante.

Bobby Moynihan, ka luajtur rolin e liderit komunist, madje ka shkuar më tej duke thënë se Kim Jong përkrahë martesat e gjinive të njëjta.

Dhe meqë Dennis Rodman njihet si një “mik i vërtetë” i liderit komunist, ai nuk ka përtuar fare të paraqitet edhe në Saturday Night Live, dhe t’ia ofrojë një përshëndetje të ngrohtë aktorit që luante rolin e Kim Jong Un.