Lajme Shqip Saturday, 20 April 2013 10:49

Reperi T.I. ka thënë se ai nuk ka asnjë lidhje me uebfaqen e cila ishte e frekuentuar nga i dyshuari si autor për sulmin në Boston, Tamerlan Tsarnaev, uebfaqe kjo e cila promovonte në masë të madhe edhe punën e reperit.

T.I. ka thënë se nuk ka asnjë ide për fotografitë e postuara në këtë faqe dhe se asnjëherë nuk ka dëgjuar për “Real-Hiphop.com”.

“Hip hopi vetëm e tregon kulturën tonë, ai nuk e krijon atë. Hip-hopi asnjëherë nuk ka qëllim të sulmojë njerëz të pafajshëm dhe mendoj se sulmi në Boston ishte një tragjedi e tmerrshme prandaj lutjet e mia që prej asaj dite janë për familjarët e viktimave”, ka thënë reperi, raporton TMZ.