Lajme Shqip Sunday, 14 April 2013 15:31

Taylor Swift ka thënë se ajo gjithmonë do të flasë hapur dhe me sinqeritet për jetën e saj personale.

“Nuk është se e bëj për njerëzit që janë në këtë industri. Nuk kam frikë të flas për jetën time”, ka thënë Taylor gjatë një interviste për magazinën The Time.

Taylor ka qenë në lidhje me emra të njohur si Harry Styles, John Mayer etj. Ajo ka thënë se do të merret gjithmonë me ato gjëra që i pëlqejnë.

“E di se nuk do të ndalem së shkruari këngë për jetën time. Kështu që nëse dikush i frikësohet kësaj, atëherë nuk do të ketë efekt sidoqoftë”, ka thënë ajo.