Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 11:10

Veton Surroi, publicisti kosovar dhe ish-lideri i ORA-s, ka dhёnё lajmin pёr TV Klan Kosova se familja e tij do tё rritej nё numёr.

Surroi u martua me aktoren Blerta Syla nё vitin 2009 dhe tani ata po e pagёzojnё martesёn e tyre me fёmijёn e parё.

Blerta Syla, 37 – vjeçe, ka qenё Miss Kosova e vitit 1995 dhe sot punon si aktore nё Teatrin Kombёtar tё Prishtinёs. Vetoni nuk do tё jetё baba pёr herё tё parё, pasi ai nga martesa e parё ka dy vajza.

Por ai nuk ёshtё i vetmi nga vipat qё do tё bёhet prind! Listёs sё gjatё tё kёsaj stine tё favorshme i ёshtё shtuar edhe kёngёtarja Jonida Maliqi. Njё sezon shumё pjellor veçanёrisht pёr kёngёtaret shqiptare, ku ju kujtojmё Soni Malaj, Ponin dhe Aurela Gaçen.

Jonida, 28 – vjeçe, qё ёshtё parё tё vishet vetёm me veshje tё gjёra duket se ёshtё nё muajin e saj tё tretё tё shtatzёnisё. Pas njё marrёdhёnieje shumёvjeçare me Gent Prizrenin, me tё cilin u martua pёrpara tre vitesh, sot ajo konfirmon se pret njё fёmijё. Megjithёse ishte diçka qё ajo nuk e kishte planifikuar, kishte besimin se çdo gjё do t’i shkonte mbarё.

Stafi i Lajmeshqip.com i pёrcjell tё dy personazheve urimet mё tё mira.