Lajme Shqip Wednesday, 04 July 2012 09:23

Pas përfundimit të ëndrrës së Euro 2012 në atë finale “makthi” përballë Spanjës, Balotelli është kthyer me këmbë në tokë, jo vetëm në jetën e tij sportive, por edhe në atë personale.

Në ndeshjen përpara Gjermanisë, ku ai shënoi dy golat e fitores, sulmuesi i City mësoi ne telefon lajmin se ishte duke pritur një fëmijë nga ish e dashura e tij, Raffaella Ficco. Duket se 21 vjeçarit i kanë lindur dyshimet e para dhe sipas një burimi pranë tij, “SuperMario” është i vendosur që të kërkojë të bëjë testin e atësisë për fëmijën.

Sipas të njëjtave burime, dyshimet kanë lindur pasi marrëdhënia e tij me modelen Ficco është duke përjetuar një moment krize dhe kontakti i tyre i fundit seksual duket se ka ndodhur në fund të muajit prill.

Mundësia që nga ky kontakt modelja të ketë mbetur shtatzënë nuk përjashtohet, por pesë javët e kaluar të ndarë, e kanë bindur Balotellin që përpara se të marrë përgjegjësitë e babait, të kërkojë realizimin e testit të ADN-së.

“Do të marr përsipër të gjitha përgjegjësitë e mia kur të kem provat se unë jam babai i fëmijës.”

Kështu është shprehur Mario Balotelli, sulmuesi i kombëtares italiane dhe Manchester City-t, në lidhje me shtatzëninë e ish të dashurës së tij Raffella Fico.

“Disa ditë më parë mora vesh nga disa njerëz që Raffaella është shtatzënë. Për këtë arsye vendosa ta kontaktoj dhe më konfirmoi që lajmi për shtatzëninë është i vërtetë. Jam shumë i zhgënjyer sepse nuk mendoj se është normale që unë të mos dija gjë deri në muajin e katërt”, lexohet në një komunikatë të futbollistit.

“Edhe pse do të preferoja mos të flisja publikisht për jetën time private, jam i detyruar të ndërhyj për të sqaruar marrëdhënien time me Raffaella Ficon. Kjo marrëdhënie ka mbaruar në fillim të prillit dhe që atëherë nuk kemi folur më me njëri-tjetrin. Raffaella e di mirë se unë nuk kam ndërmend më t’i kthehem asaj historie”, shton 21 vjeçari, i cili thekson se do të marrë mbi shpatulla të gjitha përgjegjësitë kur të ketë provat e mjaftueshme se fëmija është i tij.

“Kjo është hera e parë dhe e fundit që flas për këtë çështje dhe nuk do të kthej më asnjë përgjigje pavarësisht se çfarë do të thotë Raffaella”, përfundon sulmuesi me origjinë ganeze.