Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 18:48

Megjithë problemet e vazhdueshme me drejtësinë, Arkimed Lushaj nuk e ka ndërmend të ndalet.

Stresi, njëri nga reperët më të diskutuar sa i përket sjelljeve të tij, është vënë sërish në qendër të vëmendjes, transmeton Telegrafi. Ai ka pozuar me një qese të madhe me lëndë narkotike.

“Unë nuk kam parë asgjë, njerëzit shohin foto. Kjo nuk do të thotë asgjë, përveçse një foto artistike, si e gjithë bota e lirë”, ka thënë Stresi për “Bluetooth”, i pyetur rreth imazhit të publikuar.

Artisti, i cili disa herë pati telashe duket se nuk frikësohet, ai sërish u ka bërë sfidë të hapur policëve, me të cilët po takohet jo rrallë herë.