Lajme Shqip Monday, 24 June 2013 13:36

Aktori i njohur Jason Statham, thotë se ai është i detyruar që luajë rolet ekstreme të filmave aksion për shkak se këtë e kërkon publiku nga ai.Statham, i cili thotë se do të dëshironte një rol pak më dramatik dhe me tematikë më ndryshe, e sheh të pashmangshëm angazhimin në filmat aksion, pasi këtë e kërkojnë njerëzit prej tij.

“Ju nuk mund të keni një restorant me sushi dhe të servoni në tavolinë tost me djath, sepse ata do t’iu pyesin pse e keni bërë këtë? Ne erdhëm këtu për të ngrënë sushi. Dilema është se ju duhet të bëni atë që dëshirojnë të shohin njerëzit”, u shpreh ai.