Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 11:58

Aktori i filmave aksion Silvester Stallone dhe boksieri legjendar Mike Tyson janё nderuar nё Hollin e Boksierёve tё Famshёm.

Stallone, i cili ka shembur me grushta rivalёt e tij nё filmin e tij me 6 seri ‘ROCKY BALBOA’, u nderua nё ceremoninё nё Canastota tё NY, pikёrisht pёr rolin e tij nё kёtё serial tё famshёm pёr boksin.

Stallone qё sot ёshtё 64-vjeç ka fituar njё çmim Oskar pёr paraqitjen e tij mjaft origjinale nё rolin e tij tё boksierit.

Gjatё ceremonisё nё New York ai tha: “Asnjёherё nuk kam pretenduar qё tё jem njё boksier, por e di shumё mirё se ç’ёshtё jeta pёr njё boksier jashtё ringut.” Fjalimin e tij ai e ka mbyllur duke pёrsёritur shprehjen e tij nё film: “Adriana, ja dola mbanё!”

Gjithashtu ish-kambioni botёror i peshave tё rёnda Mike Tyson u nderua dhe tronditi tё gjithё audiencёn duke mbajtur njё fjalim emocional pёr karrierёn e tij dhe duke shpёrthyer nё lot kur kujtoi mentorin e tij Constantine ‘Cus’ D’Amato. I mbytur nga lotёt, Tyson 44-vjeçar, pёrfundoi fjalimin duke u pёrkulur dhe falenderuar Cusin qё kishte dashur aq shumё qё ai tё bёhej njё luftёtar i fortё.

Tё nderuar tё tjerё gjatё kёsaj ceremonie ishin edhe boksieri legjendar meksikan Julio Cesar Chavez dhe Kostya Tszyu.