Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 14:45

Ylli i filmit “Spiderman”, Andrew Garfield i ka dhënë fund lidhjes së tij me aktoren Emma Stone.

Çifti nga Hollywoodi ishte ndarë gjatë kësaj vere, por mbetën shokë të mirë, raporton People.

Stone, 26-vjeçare, dhe Garfield, 32-vjeçar, u ndanë pas katër vjet lidhje derisa së bashku xhiruan filmin “The Amazing Spider-Man”.

Në muajin prill ishte raportuar se dyshja i ka dhënë fund lidhjes shkaku i distancës së madhe mes tyre.