Lajme Shqip e Premte, 16 Shtator 2011 14:33

Sofia nuk kursen asnjë koment, edhe kur bëhet fjalë për veten e saj! Bukuroshja kolumbiane 39 vjeçare në vitin 2006 ka luajtur rolin e një transseksuali“Grilled” dhe sipas saj nuk i është dashur që të shtiret shumë.

“Gjithësesi unë dukem si transseksuale. Unë grua jam, por jam shumë e ekzagjeruar me gjoksin tim, vithet, tualetin dhe theksin tim… Kur bëhem gati për ndonjë event dhe shihem në pasqyrë, gjithmonë them se dukem si një transvestit. Dhe megjithatë më pëlqen shumë!”.

Ylli i “Familjes Moderne” gjithmonë ka patur shumë admirues homoseksualë dhe ajo nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për aktoren Halle Berry.

“Unë e kam fiksim Halle Berry-n; ajo është vetë përsosmëria. Sa herë që e shoh më vjen të çohem në këmbë dhe ta duartrokas fort, pasi ajo është vërtetë e përsosur.” (LajmeShqip.com)