Lajme Shqip Sunday, 07 April 2013 18:02

Snoop Lion beson se muzika rep dhe homoseksualizmi, kanë ngjashmëri sa Lindsay Lohan me seriozitetin.

Snoop, që njihet si një mbështetës i martesave mes gjinive të njëjta në Amerikë, është pyetur nga The Guardian, nëse rasti i Frank Ocean do të mund të reflektojë edhe tek reperët tjerë.

“Frank Ocean nuk është reper. Ai është këngëtar. Është e kuptueshme në botën e këndimit, por në botën e repit, homoseksualizmi nuk është edhe aq i pranueshëm pasiqë muzika rep është shumë mashkullore”, ka thënë Snoop.