Lajme Shqip Friday, 26 April 2013 12:43

Reperi Snoop Lion i ka dalë në mbrojtje kolegut të tij Rick Ross, i cili së fundmi ka telashe të mëdha.

Ishte raportuar më herët se ka plasur sherri mes Rick Ross dhe firmës “Reebok” , pasiqë kjo e fundit, ia ka shkëputur atij kontratën e të qenit pjesë e promovimit të kompanisë. Krejt kjo ka ndodhur për shkak të disa vargjeve kontraverse të reperit gjatë një kënge të tij, ku ishte cilësuar se ai “përkrahte përdhunimin”.

Mirëpo Snoop mendon se e gjithë kjo është “në kuadër të lirisë së shprehjes”.

“Para se gjithash, ne si reperë kemi lirinë e shprehjes dhe dialekti që përdorim nëpër këngë nuk mund dhe nuk duhet të nxjerret nga konteks. Ai (Rick) ka të drejtë të thotë atë që e mendon nga perspektiva e tij. Unë personalisht, si reper, nuk i jap llogari askujt për atë që flas kështu që mendoj se kjo vlenë edhe për të tjerët”, ka thënë Snoop në një deklaratë për MTV.