Lajme Shqip Thursday, 22 October 2015 11:14

“Basic Instinct” është një triler erotik që nxiti reagime të shumta në vitet e nëntëdhjeta, madje para se të fillonte shfaqja e tij.

Përkundër kritikave dhe protestave për seksualitetin e tepruar, dhunën dhe sjelljet psikopate dhe narciziste, filmi u lansua në vitin 1992 duke rezultuar jashtëzakonisht i suksesshëm nga shitjet e biletave.

Michael Douglas dhe Sharon Stone ishin protagonistët kryesorë në filmin me shumë skena eksplicite.

Mirëpo, skena që u përfol më së shumti ishte ajo e kryqëzimit të këmbëve të protagonistes Catherine Tramell (Stone) në stacionin policor.

Aktores i kishin thënë t’i hiqte brekët duke i premtuar se nuk do të shfaqej në ekran ‘modestia’ e saj, megjithëse një pjesë është shfaqur pa dijeninë e Sharon, e cila në vitin 2006 ka treguar se këtë skenë e kishte parë gjatë premierës dhe ishte turpëruar.