Lajme Shqip e Enjëte, 26 Korrik 2012 12:56

Londër - Rreth 6.7 metra i gjatë, 2.5 metra i gjerë dhe me peshë prej 254 kilogramësh – ky është skejtebordi më i madh në Britani të Madhe.

Një ekipi prej gjashtë inxhinierëve u janë dashur 12 ditë e gjysmë për ta kompletuar.

Aty mund të rrinë përnjëherë 30 fëmijë, ndërsa projekti është frymëzuar nga hulumtimi që ka treguar se fëmijët do t’i ndjekin Lojërat Olimpike vetëm atëherë kur do të përfshihen më shumë sporte ekstreme.

Për dizajnin e skejtebordit janë angazhuar fëmijët shkollorë, të cilën kanë konkurruar me vizatimet e tyre, ndërsa projekti është realizuar në bazë të vizatimit të 10-vjeçarit Kate Emslex nga Worcester, i cili e ka fituar garën. (LajmeShqip.com)