Lajme Shqip Wednesday, 07 March 2012 15:21

Britney Spears është rikthyer sërish në qendër të një skandali mediatik, pasi një revistë amerikane ka zbuluar se ajo ka paguar një ish-truprojë për të tërhequr një padi për ngacmim seksual nga gjykata.

Vetëm një muaj pasi një tjetër truprojë përshkroi se si këngëtarja organizonte orgji me pjesëtarët e saj të stafit gjatë koncerteve të ndryshme, revista “Star” zbuloi se si 30-vjeçarja ka penguar një tjetër skandal për t’u bërë publik.

Ndërkohë që detajet e kësaj marrëveshje mbeten konfindeciale, ish-i ngarkuari për sigurinë e Britney, Fernando Flores, ka zbuluar detaje të tjera mbi Britney-n, detaje të zënkave të dhunshme me të dashurin e saj, Jason Trawick.

Sipas Flores, babai konservator i Britney-t, sa herë që ishte i pranishëm, e ndalonte vajzën e tij që të takohej me Jason dhe nuk e linte që të hynte në shtëpi. Ish-truproja e saj ka dëshmuar për “Star” se në vizitat e rralla që Trawick i kryente Britney-t, shpesh dëgjoheshin zënka që degjeneronin deri në ofendime të ulta, dhe me Spears që i kërkonte të largohej menjëherë nga shtëpia e saj.