Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 15:18

Simon Cowell, bosi i formatit ndёrkombёtar pёr zbulimin e talenteve tё reja, ёshtё acaruar shumё nga disa akuza anonime qё preknin drejtpёrdrejtё njё nga konkurentёt e kёtij spektakli.

Bёhet fjalё pёr djaloshin 12 vjeçar Ronan Parke, njё talent i kёngёs qё deri tani media angleze ngado komenton se ka gjetur versionin anglez tё Justin Bieber-it.

Mbas njё postimi anonim qё ёshtё bёrё nё internet, Simon nuk ka nguruar aspak t’i drejtohet zyrёs sё policisё pёr kёtё çёshtje. Bёhet fjalё pёr njё artikull i cili thotё se Cowell ka 2 vjet qё e trajnon djalin nё mёnyrё tё fshehtё. Policia ka filluar hetimin pёr kёtё publikim tё cilin e ka quajtur keqdashёs tё qёllimshёm duke qёnё se faktet ndaj akuzave mungojnё.

“Kёto janё gёnjeshtra tё liga qё duan tё shkatёrrojnё ёndrrёn e kёtij djali. Kjo ёshtё diçka e neveritshme, t’i biesh nё qafё kёtij djaloshi!…” – ka thёnё zёdhёnёsi i Simon.

Ky artikull ka patur njё bujё tё madhe, mё shumё se 1 milion lexues e kanё sheruar.

Nё artikull thuhet se djaloshi ishte zbulim i njёrit prej agjentёve tё Cowell qё punonte pёr tё nё Syco/Sony Company. Ai ёshtё shprehur se djaloshi Ronan Parke i ёshtё drejtuar studios sё Sony pёr trajnim vetёm pasi ёshtё pranuar nё “Britain’s got talent”.

Pёr kёtё ёshtё marrё nё pyetje edhe mёsuesja e kantos sё djaloshit, e cila ka konfirmuar se nё dy vite e gjysёm qё i jepte atij mёsim privat nuk ka dёgjuar asnjёherё tё ketё patur pёr qёllim tё konkurojё nё kёtё program.

Mё vonё ky publikim ёshtё fshirё nga faqja e internetit me nёnshkrimin: “E bllokuar nga kёrkesa ligjore qё ka bёrё Simco Limited (Syco) dhe Sony Music Entertainment UK Limited.”

Hetimi policor po vazhdon i ndjekur nga zyra policore e Chelsea (Çelsit).

Mё poshtё gjeni linkun ku mund tё njiheni mё shumё me Justin Bieber-in e ri tё Anglisё:

http://www.youtube.com/watch?v=KzUl2eiKx5E