|
|
e Shtunë, 16 Qershor 2012 09:35 Një film i ri gati unik do të nisë realizimin. Është filmi i ndërtuar mbi faktin se si ndryshoi ceremonia e çmimeve Grammy pasi u përhap lajmi për vdekjen e këngëtares Whitney Houston e cila ishte e ftuar në festën që paraprite ndarjen e çmimeve.
Kur producentët e ‘Grammy Awards’ mësuan lajmin më pak se 24 orë nga koha kur do të fillonte ceremonia, ata ndryshuan shumëçka nga skenari, hoqën disa nga performancat, u shtuan të tjera në nder të këngëtares dhe i gjithë mozaiku i ceremonisë mori të tjera ngjyra, pasi nuk mund të mos nderohej disa herë fituesja e çmimeve Grammy në moshën 48-vjeçare.
Kjo ka qenë një përvojë tepër e rëndësishme për mikpritësin e kësaj ceremonie apo më shumë se kaq, ishte një sfidë e madhe andaj edhe kur i propozoi producentëve që gjithçka të niste me një lutje, siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë, ata e kanë pranuar dhe prej këtu nis ndryshimi i madh i edicionit të 54-rt i çmimeve të përvitshme Grammy.
Pasi Houston u shua, producentët kishin përpara një tjetër sfidë, gjetjen e një mënyre për ta nderuar atë, për t’i treguar respekt. E po në nder të këngëtares dhe tërë panoramës së ndryshuar të asaj ceremonie tani është duke u realizuar një dokumentar i cili rrëfen gjithë prapaskenat e ndryshimeve të mëdha të skenarit të një ceremonie për të cilën ishte punuar për muaj me radhë. Aty do të ketë intervista protagonistësh por do të rrëfen edhe detaje të vendit ku u shua këngëtarja për të sjellë më të plotë këtë mozaik. Aty do të ketë intervista edhe me LL Cool J i cili pati përgjegjësinë e madhe t’i komunikonte të gjitha këto për audiencën e cila e kishte marrë lajmin e hidhur, e një tjetër intervistë është me këngëtaren Jennifer Hudson e cila ishte e përzgjedhura për të performuar në nder të Houston. Aty do të ketë gjithashtu edhe intervista me Springsteen dhe Grohl.
Ceremonia e “Grammy Awards” mbërtheu përpara ekranit 40 milionë shikues, shifra e dytë më e madhe e shikuesve në të gjithë historinë e tyre.
Kryesimin e mban ceremonia e vitit 1984 e cila është parë nga më shumë se 43 milionë shikues në të gjithë botën, ceremoni në të cilën Michael Jackson vuri një rekord, ai u shpall fitues i 8 trofeve Grammy për hitin e tij të të gjitha kohërave, “Thriller”.