Lajme Shqip e Enjëte, 05 Korrik 2012 13:30

Një studim i ri nga psikologu me famë botërore, Richard Wiseman, arriti në përfundimin se të detyrosh veten të sillesh në raport me dikë sikur je i dashuruar prej tij të bën më tërheqës dhe rrit shanset që partneri gjithashtu të ndihet i dashuruar pas teje.

Studimi arrin në përfundimin se sjellja mund të krijojë emocione po aq sa edhe emocionet krijojnë mënyra të ndryshme sjelljeje.

Sipas Wiseman, kështu shpjegohet se përse martesat e rregulluara me mblesëri, në shumë raste rezultojnë të suksesshme dhe kanë një përqindje shumë më të ulët divorci se lidhjet e realizuara me dashuri.

Studime të pavarura, të cilat psikologu iu referua, tregojnë se në martesat e krijuara me dashuri, shumica e partnerëve tregojnë për një ulje të intensitetit të ndjenjave me kalimin e kohës.

Në martesat me mblesëri, ndodh e kundërta, me partneret qe dëshmojnë në shumicë për një rritje të ndjenjave me kalimin e kohës.

Me këto përfundime në mendje, Wiseman realizoi një testim, në një grup prej 100 vullnetarësh, të ndarë në çifte të panjohurish, ku gjysmës iu kërkuar që të silleshin sikur ishin të dashuruar dhe gjysmës të silleshin normalisht.

Në përfundim të takimeve, secili prej çifteve u intervistua dhe ata që ishin shtirur të dashuruar, treguan një nivel të dukshëm1 më të lartë tërheqje ndaj partnerit të tyre të panjohur më parë.