Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 12:46

Pas akuzave tё ndryshme tё ngritura ndaj Arnold Schwarzeneggerit, prokurori i pёrgjithshёm i Kalifornisё ka nisur hetimet nёse Schwarzengger i ka pёrdorur fondet e shtetit pёr tё mbuluar çёshtjet e tij.

Ndёr shumё akuza ёshtё edhe ajo e oficerit tё sigurisё William Taylor i cili thotё tё ketё parё Arnoldin tё shfrytёzojё automjetet e poilicisё  pёr transportimin e grave nga suita e hotelit tё tij tek Sacramento Hyatt Regency dhe mё pas t’i kthente mbrapsht andej nga kishin ardhur.

Ai ka thёnё: “Vetёm idea se çfarё mund tё ketё ndodhur nё ato kohё mё tёrbon!  Nё tre raste tё ndryshme kam parё guvernatorin tё mbёrrijё vetёm nё Hyatt Regency dhe mbas njё ore tё mbёrritjes sё tij vinin makinat e sigurisё policore tё cilat kishin nё transport njё ose 2 gra. E gjithё kjo hyrje bёhej nё masa tё rrepta sigurie me mjetet e transportit tё cilat hynin nga dera qёndrore, parkonin nё garazh dhe mё pas gratё nёpёrmjet  ashensorit zbrisnin nё hyrjen private tё guvernatorit… Gratё pёrgjithёsisht rrinin dy deri katёr orё dhe pastaj largoheshin po ashtu siç kishin ardhur.”

Arnoldi sigurisht qё e ka mohuar pёrdorimin e fondit federal pёr cёshtje ‘grash’. Pёrfaqёsuesi i tij ligjor Marty Singer thotё se deklarata mbi hyrjen dhe daljen e grave nё suitёn personale tё Arnoldit ёshtё plotёsisht e rreme.

“Fatkeqёsisht, dёshira e medias pёr informacion tё ri ka bёrё qё tё paguajnё burime informacioni tё cilat kanё njё kredibilitet zero! Klienti im (referuar Arnoldit) ka pranuar qё nё fillim pёrgjegjёsinё e plotё pёr veprimet e tija tё cilat me tё drejtё meritojnё kritikёn publike dhe tё medias, por kjo nuk i jep tё drejtёn disa mediave qё tё jenё plotёsisht tё papёrgjegjshme.” – ka pёrfunduar avokati i Arnold Schwarzeneggerit.