Lajme Shqip Monday, 04 February 2013 20:51

Gjermani – Një qendër sociale për integrimin e emigrantëve, me kurse për mësimin e gjuhës gjermane për të huajt. Pas vitesh të tëra diskutimesh, mund të jetë ky fati i shtëpisë austriake ku 20 prillin e 1889-ës lindi diktatori nazist Adolf Hitler.

Pushteti lokal i qytezës Braunau, që me Ministrinë e Brendshme menaxhon prej dekadash ndërtesën në pronësi të një zonje austriake që ruan anonimatin, po merr në konsideratë kthimin e godinës në një qendër sociale.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja austriake “Kurier”, sipas të cilës organizata Volkshifle, që në gjermanisht do të thotë “ndihmë për popullin”, i është përgjigjur me interes ofertës së bërë nga këshilli bashkiak për kthimin e shtëpisë së diktatorit në strehë për emigrantët.(T.CH/LajmeShqip.com)