Lajme Shqip e Premte, 06 Korrik 2012 12:00

Budapest – Një zjarr përfshiu një godinë 5-katshe ku po xhirohet filmi “Die Hard 5” në Hungari dhe Bruce Willis shkoi menjëherë në vendngjarje sapo mësoi për incidentin.

Një skenë shpërthimi që po xhironte dublanti i aktorit hollivudian nuk shkoi sipas parashikimeve dhe helikat e helikopterit bënë që zjarri të përhapej më shumë seç duhej duke rrezikuar jetën e dublantit, i cili fatmirësisht nuk pati asnjë dëmtim.

Një burim tha për ‘RadarOnline’ se aktori 57-vjeçar erdhi menjëherë në sheshxhirim pasi e telefonuan dhe ndihmoi me shpëtimin e pajisjeve dhe kamerave që po rrezikonin dëmtimin.

Në filmin “Die Hard 5” Bruce Willis interpreton sërish personazhin e famshëm John McClane.