Lajme Shqip Saturday, 04 February 2012 18:00

Tiranë – Tashmë dihen finalistët e spektaklit të madh të talentëve, “The Voice of Albania”, ndërsa zgjedhjet e bëra në një mbrëmje të jashtëzakonshme kanë mundur të lënë shumë pretendent në lot, edhe pse ishin plotësisht të merituara.

Nga spektakli janë larguar Xheraldina Berisha, Drilon Shala dhe sensacioni Ylli Limani, të tre zërat më të bukur të spektaklit, por që pas gjysmëfinales të mbajtur të premten, do të kthehen në Kosovë. Përveç tyre është larguar edhe Arilda.

Xheraldina me sharmin dhe me zërin mbresëlënës ishte ndër favoritet e spektaklit, por nuk arriti më shumë se gjysmëfinalen. E nëse është dikush që ka mundur ta marrë vota, atëherë ai është pa dyshim Ylli Limani. Njeriu i cili ka fituar dhjetëra mijëra fansa në Facebook, nuk ka arritur ta kalojë dot gjysmëfinalen, megjithëse ishte ndër favoritët. Sidoqoftë, të lartpërmendurve nuk u mjaftoi sharmi dhe votat për të kaluar në finale.

Në finalen e madhe janë kualifikuar me plot meritë Enrika, Lundrimi, Rina dhe top favoritja për të fituar çmimin kryesor, Marsela Cibukaj.