|
|
e Enjëte, 09 Gusht 2012 14:13 Si një nga supermodelet më me famë, Naomi rrallë herë mund të duket ndryshe nga ajo perfektja. Por pamjet më të fundit gjatë pushimeve të saj në Ibiza tregojnë një 42-vjeçare shumë ndryshe nga imazhi që të gjithë e njohin!
Pamjet më të fundit vërtetojnë fjalët se topmodleja vuan nga alopecia, humbja e flokëve për shkak të përdorimit të shpeshtë të extension-it në flokë. Përdorimi i shpeshtë i extension-it ka shkaktuar këputje të flokut nga rëndesa në pjesët ku ato janë më të dobëta dhe në raste të tilla kërkojnë 3 deri në 1 vit kohë për të ridalë. Por në rastet kur extensioni vazhdohet megjithë problemet e shfaqura, ky problem mund të kthehet në tullacllëk për personat që i përdorin, dhe mund të riparohet vetëm me transplant të flokëve.
Vipa për të cilët është folur se kanë probleme me tullacllëkun për shkak të extension-it janë edhe Paris Hilton, Victoria Beckham, Britney Spears dhe Alexandra Burke.
Pamjet e Naomit bëjnë të kuptueshëm edhe faktin përse vitet e fundit ajo i ka mbajtur flokët vetëm me baluke të mëdhaja. (LajmeShqip.com)

