Lajme Shqip Sunday, 10 November 2013 15:41

Shkëlzeni siç duket ka nisur të ndryshojë pamjen e tij, pasi i pëlqen të duket më i rritur. Në fotot e publikuara së fundmi, pamja e tij ka ndryshuar, pasi ai ka lënë mjekër. Ai duket mjaft në formë, përkrah fëmijëve të tij gjatë pushimeve në Venecia, shkruan shekulli. 

Megjithatë sado që ka lënë mjekër, Shkëlzeni prapë nuk duket për vitet që ka, por duket më simpatik se më përpara. Po të shihni këtë foto në Venecia ku shfaqet bashkë me një nga fëmijët e tij, Shkëlzeni dallon qartë që i ngjason shumë të ëmës, Lirisë. Edhe pse ende nuk dihet zyrtarisht shumë për jetën e tij private, por me këto foto ai ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij, Sadija, pasi ai është vetëm me fëmijët.

 Ish-gruaja e tij e ka konfirmuar më herët, ndarjen nga djali i ish-kryeministrit Berisha. Kohet e fundit është folur shumë mbi lidhjen e re të Shkëlzenit me Armina Mevlanin, e cila edhe ajo nuk ka qenë asnjëherë e drejtpërdrejtë, por nuk e ka mohuar lidhjen. Ajo çka ka rënë në sy është fakti se imazhet janë pëlqyer menjëherë në Facebook nga Armina.

 Ende nuk dihet se çfarë po ndodh me çiftin e ri. Këto foto vijnë vetëm një javë pas publikimit të imazheve të vajzës së madhe të Argitës, nga një qytet tjetër i Italisë, Verona. Duket se pas kalimit në opozitë e gjithë familja Berisha ka zgjedhur një mënyrë të hapur, për të ndarë pjesë jete me publikun.