Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 07:29

Dje është shitur në ankand xhaketa e klipit ‘Thriller’ për 1.2 milion dollarë. Pronari i ri i kësaj xhakete është një tregtar argjendi nga Teksasi, Milton Verret.

Blerësi i kësaj xhakete, Verret, ka premtuar se do ta përdorë xhaketën e Jackson-it për të ngritur fonde të destinuar në ndërtimin e spitaleve për fëmijë në mbarë botën.

Xhaketa e dizenjuar nga Deborah Landis që ka përfunduar në duart e Verretit nuk është e vetmja , nuk është unike. Ekziston edhe një xhaketë tjetër e tillë, por që bën pjesë në trashëgiminë e Jackson-it. Sigurisht që ajo nuk është në kushte aq të mira sa ajo që është shitur dje në ankand!

Por ka edhe një detaj tjetër që vijon nga ky ankand. Një pjesë nga shitja e kësaj xhakete do të shkoj për kopështin zoologjik që do të mirëpres dy tigreshat Bangladeze që i përkisnin këngëtarit të madh, Michael Jackson-it. Pa dyshim që ‘pensioni’ i ndarë për ato do të jetë një luks për jetën e tyre. (lajmeshqip.com)