Lajme Shqip Monday, 29 April 2013 18:52

Artistët Chris Martin dhe Jay-Z, e kanë përcjellur bashkë përballjen në Emirates ndërmjet Manchester United dhe Arsenal.

Të dy shokët, janë parë duke biseduar gjatë derisa ndeshja që ka përfunduar 1 me 1 ishte duke u zhvilluar. Jay-Z ka shfrytëzuar kohën të takohet me shokët e tij derisa ndodhet në Britaninë e Madhe për ti ofruar mbështetjen bashkëshortes së tij Beyonce, në turneun e saj.