Lajme Shqip e Hënë, 18 Qershor 2012 15:36

Shembja e skenës së grupit “Radiohead” i mori jetën një personi dhe la një tjetër në gjendje kritike, në Toronto të Kanadasë.

Sipas shërbimeve mjekësore, dy persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Një punonjës i “Downsview Park” ku do të zhvillohej koncerti tregoi se shembja ndodhi gjatë përgatitjeve finale përpara se të niste shfaqja.

Vetëm disa minuta më pas, “Radiohead” duhet të ngjitej në skenë për të realizuar disa prova.

Si rrjedhojë e aksidentit, koncerti u anullua.

Aktualisht, hetimet kanë nisur për të përcaktuar se çfarë shkaktoi këtë ngjarje tragjike.

Ajo që hetuesit kanë aktualisht të qartë, është se sistemi i ndriçimit nuk u mund të mbahej nga skelat metalike të ngritura posaçërisht, duke marrë me vete në rrëzimin e tyre të gjithë skenën.