Lajme Shqip Thursday, 19 April 2012 19:30

Filadelfia- Gjykata e Lartë në SHBA për herë të parë do të diskutojë mbi një topless. Po po pikërisht kështu, gjykatësit amerikanë janë thirrur që të japin mendimin e tyre të vyer për gjoksin e zhveshur të Janet Jackson, që doli përpara 90 milion telespektatorëve gjatë interpretimit të saj në finalen e Superboël, në vitin 2004.

Administrata Obama në fakt i ka kërkuar Gjykatës të rishikojë vendimin e Komisionit Federal të Komunikimeve për të gjobitur kanalin CBS që transmetoi evenimentin me një shumë prej gjysmë milion dollarësh.

Nëntorin e kaluar, gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Filadelfia kishin anulluar sanksionin administrativ. Tani përmes Solicitor General, një lloj avokati të shtetit qeveria amerikane ka paraqitur përpara gjykatësve kërkesën për të vlerësuar zhveshjen, megjithëse të pjessshme të transmetuar drejtpërdrejt në TV, si “ekstremisht e turpshme”.

Ndaj sipas qeverisë duhet të konfirmohet dënimi i dhënë nga Apeli dhe të rishikohet në mënyrë përfundimtare dënimi nga FCC, agjencia federale që vepron si rregullator për të mbrojtur konsumatorët kundrejt aktivitetit të televizioneve dhe medias në përgjithësi. (LajmeShqip.com)