Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 13:55

Shaquille O’Neal ёshtё pёrfshirё nё njё rast penal nё tё cilin 7 anёtarёt e bandёs kanё rrёmbyer, rrahur dhe grabitur Robert Ross, njeriun qё pretendonte se posedonte njё kasetё tё Shaq O’Neal, duke kryer marrёdhёnie seksuale me gra tё tjera gjatё kohёs qё ai ishte i martuar me Shaunie.

Sipas raportit policor, TMZ ka zbuluar se mё 11 shkurt tё 2008, njё pjesёtar i mafias sё Main Street qё ishte edhe shok me O’Neal, sёbashku me 6 persona tё tjerё ka shkuar nё kёrkim tё Rossit, tё cilit i kishin lёnё takim nё njё dyqan. Atje ato i kanё drejtuar revolen nёn bluzё, duke e detyruar Ross qё tё dilte nga dyqani dhe t’i drejtohej makinёs sё tij. Atje ato e kanё rrahur dhe nё fund i kanё kёrkuar kasetёn e O’Neal-it. E kanё çuar me makinё nё afёrsi tё shtёpisё sё tij nё pjesёn veriore tё qёndrёs sё Los Angeles dhe si garanci tё kthimit tё tij bashkё me kasetёn, ato i kanё rrёmbyer atij orёn Rolex, zinxhirin me vathёt prej diamanti dhe 15 mijё dollarё kesh.

Tё shtatё burrat janё arretuar dhe dёrguar nё burg nёn akuzёn pёr grabitje, rrёmbim dhe krime tё tjera.

Nё fillimet e kёsaj ngjarje, Shaq ёshtё marrё nё pyetje nga njё dedektiv dhe nё pёrfundim ai nuk u listua si njeri i dyshuar.

Por ja çfarё ёshtё zbuluar mё vonё…

Ross dhe Shaq kanё patur njё marrёveshje biznesi bashkё. Shaq, i cili ka njё studio regjistrimi do ta ndante fitimin pёrgjysёm pёr çdo artist qё Ross do t’i çonte. Por, Ross pretendon se Shaq nuk e ka respektuar marrёveshjen me klientin qё i ka çuar, pikёrisht Ray J.

Kёshtu pёr ta detyruar Shaq qё tё paguante ai e ka kёrcёnuar qё do t’i tregonte gruas sё tij kasetёn, në të cilën ai është duke bërë seks me gra tё tjera.

Nё lidhje me kasetёn, Ross i ka thёnё policisё se Shaq kishte sjellё shpesh gra nё shtёpinё e tij gjatё kohёs qё ai ishte i martuar me Shaunie. Dhoma ku ka qёnё Shaq ka patur njё kamera sigurie, duke regjistruar gjithçka, por tё cilat nuk i kishte mё, pasi kamera riciklohet periodikisht deh videot nuk ekzistojnё mё. Por, nuk mbaron me kaq!

Kёtu merr kthesёn çёshtja pёr tё cilёn ai dyshohet qё tё jetё pjesёmarrёs i kёtij komploti.

Gjatё kohёs qё Ross pati probleme me Shaq O’Neal, nё po atё kohё ai u nda nga gruaja e tij me tё cilёn mё vonё pati edhe njё romancё. Por, Ross akuzon Shaq se ka punёsuar njё hetues privat qё tё ndiqte Shaunie-n, i cili mё vonё arriti t’i kapte tё dy sёbashku.

Gjyqi po vazhdon dhe vlen tё pёrmendet se Shaunie, ish-gruaja e Shaq i ka kёshilluar disa fjalё tё urta basketbollistit tashmё tё dalё nё pension.