Lajme Shqip e Enjëte, 29 Shtator 2011 15:38

Një lajm jo dhe aq surprizë ka mbërritur dje nga Akademia e Muzikës Latine: Shakira do të kandidojë për tre çmime në Latin Grammy Awards. Gjithashtu ajo do të vlerësohet me çmimin “Artistja Latine më e Mirë e Vitit”.

Këtë njoftim e ka nxjerrë vetë Shakira në faqen e saj zyrtare të internetit. Më 9 nëntor, në Las Vegas do të orgaizohet një koncert ku do të nderohet karriera e saj. Këngët e saj do të interpretohen nga artistë të njohur. Ky eveniment do të vijojë të nesërmen me 12 vjetorin e Latin Grammy Awards, organizuar në qëndrën e eventeve “Mandalay Bay” në Las Vegas.

“Është një nder i madh që të jem në shoqërinë e disa prej artistëve më të mëdhenj dhe legjendar të muzikës latine,” ka thënë Shakira.

Gabriel Abaroa, CEO i “The Latin Recording Academy” është shprehur: “Kemi kënaqësinë që të nderojmë një grua kaq dinamike, sociale dhe që me karrierën e saj ka prekur aq shumë njerëz nëpër botë, si me muzikën ashtu edhe me aktet e bamirësisë.” (LajmeShqip.com)