Lajme Shqip e Enjëte, 12 Korrik 2012 08:10

Vajza, edhe pse jemi ende në sezonin veror, nuk është aspak herët që t’i hidhni një sy koleksionit më të fundit ‘Primark’ Vjeshtë-Dimër. Ky koleksion do të shfaqë në këtë set fotografik rrobat që do jenë më në modë për stinën e ftohtë që do të vijë.

Një kombinim i copave më të denja, të cilat do të tërheqin shikimin tuaj menjëherë. Sipas ofertës së markës, moti i ftohtë nuk duhet të shoqërohet vetëm me ngjyrën grihe dhe të zezë, sepse pastaj pamja juaj mundë të bëhet monotone.

Bëhuni gati të përqafoni një game të gjerë ngjyrash, që të argëtoheni me stilin tuaj edhe gjatë stinës së Dimrit.

Një gardërobë e pasur me rrobat e duhura, do t’ju bëjë të jeni më e veçantë në periudhën e ftohtë. Ky koleksion përmban copa të bukura dhe të përpunuara mrekullisht në bluza, këmisha, funde, pantallona, fustane me ngjyra dhe kombinime perfekte me çizme dhe sandale.

(LajmeShqip.com)