Lajme Shqip e Martë, 31 Korrik 2012 08:30

Prej një  kohe mjaft të gjatë ajo i ka mbajtur flokët vetëm të drejta dhe me një model të pandryshuar! Por Selena Gomez tani ka ndërruar stilin e flokëve të saj dhe këtë njoftim e ka bërë vetë në profilin e saj duke postuar fotografinë e saj.

Brunia 20 vjeçare ka shpjeguar se ky është modeli i ri flokëve të saj, i prerë posaçërisht për rolin e saj në filmin ‘The Getaway’. Filmi i cili ka nisur me xhirimet që në maj të 2012-ës në Bullgari, pritet të dalë në kinematë botërore në vitin 2013.

Selena do të luajë përkrah Ethan Hawke, Jon Voight dhe Bruce Payne.

Këngëtare dhe aktore njëkohësisht, aktorja ka pasur një muaj me surpriza mjaft të këndshme. Në pjesëmarrjen e saj së fundmi në Teen Choice Awards, përveçse ajo mori çmimin e grupit më të mirë për adoleshentë, së bashku me bandën e saj, ajo pati edhe një surprizë në skenë ku ju nxorën copëza keku për të festuar ditëlindjen e saj të 20-të.

Pjesëmarrës në këtë event ishte edhe i dashuri i saj, Justin Bieber, 18-vjeçari që mori çmimin e këngëtarit më të mirë mashkull për sezonin e verës. (LajmeShqip.com)