|
|
e Premte, 15 Qershor 2012 08:18 Bukuroshja 19 vjeçare, ka shndritur kopertinën e revistës “ELLE”. Në intervistë, ajo tregon për jetën e saj, fëmijërinë e vështirë, rolet që ajo ka pasur në Disney, si dhe për romancën e saj me Justin Bieber. Ajo tregon detaje nga takimi romantik që i bëri Justin Bieber në “Los Angeles Staples Center”.
“Të dy porositëm mish dhe makarona nën atmosferën e filmit ‘Titanik’. Të them të vërtetën Justin-i është një romantik i pashpresë, të vetmet fjalë romantike që tha ai atë natë ishin ‘romanca nuk ka vdekur, trajtoni të dashurën tuaj si një zonjushë’,, ka rrëfyer Gomez për revistën.
Gomez ka lindur në Prairie, filloi të aktrojë në moshën 7 vjeçare në rolin e ‘Giana dhe shokët e saj në Barney’.
“Kam punuar në “Disney Channel” dhe kam interpretuar role nga më të ndryshmet”, ka thënë ajo.
Në këtë intervistë ajo tregon si e ka frymëzuar dhe ndikuar Jenifer Lopez-i në jetën e saj kur ajo ishte vetëm 6 vjeçe.
Aktorja 19 vjeçare aktualisht është duke xhiruar filmin e saj më të ri ‘Spring Breakers’ në plazhin Balmain dhe Yves Saint. Prapa skenës, ajo tregon për rolin e saj në këtë film, “Më ngjan më shumë si një rol indian dhe është shumë ndryshe për mua dhe rolet që kam pasur më parë”. (LajmeShqip.com)

