Lajme Shqip Monday, 19 October 2015 15:45

Ka dalë një këngë e ish-çiftit Selena Gomez e Justin Bieber, e inçizuar më parë.

Një këngë e inçizuar kohë më parë nga dyshja Selena Gomez dhe Justin Bieber, ka dalë në Youtube, gjë që ka gëzuar shumë fansa, transmeton lajmi.net.

Edhe pse nuk ka qenë në plan të lansohet, kënga disi ka gjetur rrugën deri në internet, por nuk dihet nëse kjo është e vërtetë ose është lansuar qëllimisht nga vetë ata, për të qenë në vëmendjen e publikut, tani që të dytë po nxjerrin albumet e reja.

Kënga ka titullin ‘Strong’ dhe bën fjalë për dashurinë dhe vështirësitë që ata kanë kaluar si çift.