Lajme Shqip e Premte, 15 Qershor 2012 13:55

Aktorja Naomi Watts do të jetojë në Londër në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për rolin më të madh të karrierës së saj. Ajo do të interpretojë rolin e ish Princeshës së Wellsit, Lady Dianën.

Filmi me titull ‘Caught In Flight’ do të nisë xhirimet muajin e ardhshëm dhe Watts kërkon që të jetë brenda ambientit ku ka jetuar Princesha Diana.

Një burim ka thënë për ‘The Sun’: “Naomi po përpiqet që të hyjë në personazh para se të nisë puna.”

Filmi që do të sjellë kinematografia do të bazohet vetëm në dy vitet e fundit të jetës së saj, përpara se të ndodhte aksidenti tragjik që i mori jetën në tunelin famëkeq në Paris.