Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 14:24

Schwarzenegger ёshtё parё tё darkojё me djalin e tij legjitim 17-vjeçar, Patrick, nё ‘Café Roma’ tё Beverly Hills-it.

Zёrat e fundit thonё se Arnoldi po mundohet tё rifitojё gruan e tij, Maria Shriver-in.

Sipas PopEater.com Arnoldi ka bёrё gjithçka pёr ta rifituar atё. Njё shok i ish-guvernatorit ka thёnё:

“Ai e di qё ka bёrё gabime tё tmerrshme nё tё kaluarёn e tij, por ai nuk ёshtё ende gati pёr tё humbur gruan mё tё mirё tё jetёs sё tij. Kjo gjё nuk ka tё bёjё fare as me paratё dhe as me fёmijёt! Atij i mungon shumё ajo dhe do tё bёj gjithёçka pёr ta rifituar, madje edhe t’i pёrgjёrohet.”

Ndёr tё tjera thuhet se çifti vazhdon ende tё flasё me njёri-tjetrin, pasi 25 vite martesё nuk mund t’i hedhin poshtё lehtё.

Kujtojmё se djali i tij Patrick, nga lajmi pёr pabesinё dhe fёmijёn e jashtёligjshёm tё babait tё tij, nё faqen e tij tё rrjetit social Twitter e ndёrroi mbiemrin e tij nё Shriver.

Mё pas, njё ditё pasi skandali shpёrtheu, ai publikoi:

“Ndonjё ditё ndihesh si plehrё, ndonjё ditё do tё doje tё hiqje dorё dhe tё jesh njё neri normal vetёm pёr pak çaste… Megjithatё unё prap do e dua familjen time deri nё vdekje.”

Patrick ka insistuar duke thёnё se pavarёsisht çfarё ka ndodhur, ai e do shumё familjen e tij dhe do tё vazhdojё tё qёndrojё pёrkrah babait tё tij.