Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 12:27

Sipas njё burimi tё marrё nga Radarionline.com, Arnold Schwarzenegger vazhdon ta mbёshtesё atё financiarisht dhe emocionalisht.

Ndёrkohё qё jeta e tij profesionale dhe personale ёshtё shkatёrruar 63-vjeçari ёshtё duke e mbёshtetur Baenёn pёr çdo gjё.

Bёrja publike e kёtij skandali e ka prekur shumё harmoninё nё familjen e saj dhe pёr kёtё gjё ai e ka kёshilluar tё mos ja vёri veshin medias se çfarё thonё pёr tё. Sigurisht qё preokupimi mё i madh pёr tё nuk ёshtё Baena, por djali i tij 13-vjeçar.

“Arnoldi gjithmonё ёshtё kujdesur pёr Baenёn, por mbi tё gjitha vёmёndja e tij ka qёnё ndaj djalit”, ka thёnё burimi pёr Radarionline.com.

Schwarzenegger dhe Maria Shriver kanё njё pasuri me vlerё 200 deri 400 milion dollarёsh dhe mendohet se ata tё dy kanё patur njё marrёveshje paramartesore. Por kohёzgjatja e martesёs sё tyre prej 25 vitesh dhe tradhёtia bashkёshortore e Arnoldit mund tё bёj qё mbas divorcit ai tё ngelet pothuajse me gisht nё gojё!