Lajme Shqip Saturday, 04 June 2011 14:09

Nuk e kishte menduar asnjёherё veten qё tё mёsonte tё tjerёt pёr aktrim dhe nuk e kishte bёrё asnjёherё mё parё!

Fituesi i Oscar-it 47 vjeçar, bёri njё udhёtim tё gjatё pёr tё arritur tek miku i tij Bill Bryson, kancelari i Universitetit tё Durhamit nё Angli.

Pёrpara pesё vitesh Russell i kishte premtuar se do tё vinte pёr t’i dhёnё njё leksion aktrimi studentёve tё tij, e gjithё kjo nё kёmbim tё njё vakti kinez nё Londёr. Dhe meqё miku i tij do tё dalё nё pension muajin qё vjen ishte koha pёr tё mbajtur premtimin.

Russell i cili fitoi çmimin Oskar nё vitin 2001 pёr filmin ‘Gladiatori’ njihet pёr durimin e tij, por kёsaj here ai ka pranuar se ndihej shumё i shqetёsuar.

“Nuk e kam bёrё asnjёherё kёtё gjё! M’u desh qё tё kujtoja çfarё mё kishin mёsuar kur isha edhe unё i ri pёrpara se t’i hyja rrugёs sё aktrimit. Ja nisёm me disa lojra tё vogla dhe vijoi nё njё seancё tё gjatё interpretimi. Ishte diçka qё mё dha kёnaqёsi; vёrtetё e bukur!” – u shpreh Russell.

Mesazhi kryesor qё studentёt morёn prej tij ishte ‘ta dashuronin aktrimin’ dhe tё merrnin parasysh faktin se 99.9% e aktorёve do tё jenё tё papunё nё shumicёn e kohёs.

Alex Tweddell, kryetari i grupit tё aktrimit tha:

“Kalova njё ditё tё tёrё duke telefonuar studentёt e mi dhe duke i pyetur: ‘Je i lirё qё tё organizojmё nesёr njё punё grupi me Russell Crowe?’. Ato lanё çdo gjё pёr tё qёnё atё ditё me tё. Russell ishte vёrtetё njё djalё i mirё. Ishte i gatshёm tё diskutonte me çdokёnd. Pёr studentёt ishte fantastik dhe shumё frymёzues.”

Bravo Russell, ke ndezur zemrat dhe shpresat e tyre!