|
|
e Martë, 02 Tetor 2012 08:30 Tiranë - Gazetarja e njohur Rudina Xhunga pret një bebe vajzë. Është pikërisht ajo çka moderatorja e emisionit Shqip në Top Channel ka ëndërruar gjithë jetën.
Kështu është shprehur ajo me miqtë e saj duke thënë se një djalë nuk do kish përmbushur ashtu siç duhet dëshirën e saj.
Barku i cili tashmë është i dukshëm për gazetaren, e cila nëpër rrugët e kryeqytetit lëviz fare pa truk, vetëm më një palë balerina dhe një fustan deri tek gjuri.
E shoqëruar me bashkëshortin e saj Dritan Hilën, diplomat dhe analist ajo kalon kohën më të madhe në shtëpi ku Tani, siç tregon ajo për mikeshat e saj gatuan pasta të mrekullueshme dhe Rudina i shijon ato larg zhurmës së restoranteve të Tiranës.
Ende nuk bëhet publik emri por mendja të shkon tek romani i fundit i saj “Po sikur Ana”. (LajmeShqip.com)